Enver Hoxhaj: Kurti, dialog të rremë dhe trajtim nënçmues ndaj PDK-së

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti për mungesë serioziteti dhe vullneti politik në procesin e dështuar për zgjedhjen e presidentit. Hoxhaj ka deklaruar se takimet me PDK-në kanë qenë të pakta dhe më shumë formale sesa përmbajtësore, duke i cilësuar si një “teatër politik” pa synim real për arritjen e një marrëveshjeje. Sipas tij, mënyra se si Kurti e ka trajtuar PDK-në gjatë këtyre bisedimeve ka qenë nënçmuese dhe pa respekt institucional, duke shtuar se oferta e fundit për postin e kryetarit të Kuvendit vetëm sa ka zbuluar mungesën e sinqeritetit në proces. “Katër muaj kanë qenë teatër. Nuk ka pasur asnjë përpjekje reale për marrëveshje për presidentin. Në fund, kur i thuhet PDK-së ‘merre kryetarin e Kuvendit’, kjo tregon qartë se nuk ka pasur interes për konsensus,” ka theksuar Hoxhaj. Ai shkoi edhe më tej, duke krahasuar mënyrën e trajtimit të PDK-së me atë të subjekteve të tjera politike, çka sipas tij reflekton qasjen përjashtuese të qeverisë aktuale. Hoxhaj nënvizoi se prioriteti i PDK-së nuk janë postet institucionale, por krijimi i një qeverie stabile që rikthen vendin në funksionim normal dhe ruan standardet demokratike.

Kontrolloni gjithashtu

Numërohen 65 për qind të votave, këta janë 10 më të votuarit nga PDK-ja, LDK-ja LV-ja dhe AAK-ja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 65.01 për qind të numërimit të kandidatëve për deputetë. …