Abdixhiku lë jashtë dhjetëshes së parë Hotin e Bajramin, ndryshime të mëdha në listën e LDK-së

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, raportohet se ka lënë jashtë top dhjetëshes së listës zgjedhore dy prej figurave më të votuara të partisë, Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami. Hoti do të mbajë numrin 11 në listë, ndërsa Bajrami numrin 12, pavarësisht se në zgjedhjet e 28 dhjetorit ishin ndër kandidatët më të votuar të subjektit. Bajrami kishte siguruar mbi 57 mijë vota, ndërsa Hoti mbi 44 mijë. Burimet bëjnë të ditur se në përpilimin e listave të kaluara kriter kryesor kishte qenë numri i votave të fituara, por këtë herë ky parim nuk është respektuar plotësisht. Ndërkohë, mësohet se Arben Gashi do të jetë numër 28 në listë, ndërsa Janina Ymeri numër 24. Raportohet se marrëveshja ndërmjet Abdixhikut dhe Vjosa Osmani parasheh që në dhjetëshen e parë të listës raporti të jetë gjashtë kandidatë nga LDK-ja dhe katër nga Lista e Vjosës, ndërsa në dhjetëshen e dytë ky raport të përmbyset në favor të Listës së Vjosës. Mungesa e Hotit, Bajramit dhe Kujtim Shala në ceremoninë e rikthimit politik të Vjosa Osmanit në LDK është interpretuar nga shumë analistë si shenjë e pakënaqësive të brendshme ndaj këtij bashkëpunimi politik.

Kontrolloni gjithashtu

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që qasjen në gazin e lëngshëm natyror n

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që qasjen në …