Përplasje e ashpër në Skenderaj: akuzat dhe gjuha e rëndë mes Hysni Mehanës dhe Sami Lushtakut eskalojnë në debat politik

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehana, i cili së fundmi është emëruar zëvendësministër i Financave nga kryeministri Albin Kurti, është përfshirë në një përplasje të ashpër me kryetarin e Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku. Mehana, në postime të mëhershme në rrjete sociale, kishte përdorur gjuhë fyese ndaj Lushtakut, duke e quajtur atë “Sami Serbia”, në një reagim që lidhej me mbylljen e strukturave paralele në veri dhe raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas reagimeve publike, ai kishte tentuar ta arsyetonte deklaratën si ironi, duke thënë se është keqinterpretuar nga mediat dhe është nxjerrë jashtë kontekstit. Megjithatë, ai kishte vazhduar me akuza të rënda politike ndaj Lushtakut, duke e lidhur atë me çështje të ndjeshme politike dhe duke pretenduar për veprime të dyshuara në veri të vendit. Ndërkohë, situata është tensionuar edhe më tej pas raportimeve se Sami Lushtaku ka sulmuar fizikisht Mehanën, duke e kthyer përplasjen politike në një konflikt të hapur mes dy figurave të njohura në Skenderaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …