Blerta Deliu-Kodra: Kosova po varfërohet nga keqqeverisja dhe mungesa e vizionit

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas publikimit të raportit të WorldAtlas, i cili e rendit Kosova si vendin e dytë më të varfër në Evropë, menjëherë pas Moldavia. Përmes një postimi publik, Deliu-Kodra deklaroi se gjendja ekonomike në vend është rezultat i drejtpërdrejtë i, siç u shpreh ajo, keqqeverisjes, paaftësisë dhe mungesës së vizionit për qytetarët dhe shtetin. “Kosova sot është ndër vendet më të varfra në Evropë. Një realitet i dhimbshëm që nuk erdhi rastësisht, por si pasojë e keqqeverisjes, paaftësisë dhe mungesës së vizionit për shtetin dhe qytetarët. Ata që ju thonë ndryshe, ju gënjejnë”, ka shkruar ajo. Sipas saj, për herë të parë pas luftës, shumë qytetarë po ndihen të pasigurt për të ardhmen e tyre në Kosovë, ndërsa familjet po përballen me vështirësi gjithnjë e më të mëdha ekonomike. Ajo theksoi se të rinjtë po humbin besimin se mund të ndërtojnë jetën e tyre në vend, duke shtuar se shteti nuk mund të mbahet, sipas saj, me propagandë dhe përçarje politike. “Një shtet mbahet me punë, zhvillim, stabilitet dhe përkujdesje për qytetarin”, theksoi ish-deputetja e PDK-së, duke bërë thirrje për ndryshim në zgjedhjet e 7 qershorit.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Në zemër të Kosovës, në Prishtinë, do të jehojë përjetësisht zëri i komandantit legjendar Adem Jashari

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se janë shpallur projektet fituese për …