Gjykata Speciale kundër UÇK-së, me seli në Hagë, fton për hetime ish-komandantin e FSK-së Kadri Kastrati

Kadri Kastrati mbështet krijimin e Xhandarmërisë, por kritikon kohën: “Jo në mes të fushatës”

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, ka deklaruar se Kosovës i nevojitet një forcë e specializuar e ngjashme me Xhandarmërinë, por ka kritikuar faktin që kjo çështje po ngrihet gjatë kohës së fushatës zgjedhore. Sipas Kastratit, Kosovës i duhet një forcë e ngjashme me xhandarmërinë. Nuk është e domosdoshme të quhet kështu, por duhet të jetë e trajnuar dhe e pajisur fuqishëm, jo më pak se njësia speciale ROSU, ka deklaruar ai. Kastrati ka theksuar se kjo forcë do të kishte rol kyç në:

  • parandalimin e kalimeve ilegale;
  • luftimin e terrorizmit dhe krimit të organizuar;
  • pengimin e infiltrimeve si rasti i Banjska;
  • dhe garantimin e sigurisë për qytetarët në zonat kufitare.

Ai ka shtuar se një strukturë e tillë duhet të posedojë armatim dhe pajisje më të avancuara sesa ato që ka aktualisht Policia e Kosovës. Megjithatë, ish-komandanti i FSK-së ka kritikuar mënyrën dhe kohën e trajtimit të kësaj teme, duke thënë se krijimi i një force të tillë nuk mund të bëhet me vendime të shpejta politike gjatë fushatës. “Kjo kërkon analiza profesionale, studime të detajuara, planifikim për numrin e pjesëtarëve, pajisjet, trajnimet dhe koston financiare. Nuk bëhet me një nënshkrim në kohë zgjedhjesh”, ka theksuar Kastrati. Ai ka kujtuar se edhe transformimi i FSK-së ishte bërë mbi bazën e studimeve shumëvjeçare me ekspertë ndërkombëtarë, duke shtuar se i njëjti model duhet të ndiqet edhe për çdo strukturë të re të sigurisë në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Në zemër të Kosovës, në Prishtinë, do të jehojë përjetësisht zëri i komandantit legjendar Adem Jashari

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se janë shpallur projektet fituese për …