Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami kritikon paralajmërimet për Xhandarmëri: “Frika e institucionalizuar është diktaturë”

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar ashpër ndaj paralajmërimeve për krijimin e Xhandarmërisë, duke e cilësuar atë si një mekanizëm për përhapjen e frikës dhe kontrollit politik në vend. Sipas Behramit, qeverisja aktuale që nga marrja e institucioneve ka funksionuar përmes “përhapjes së frikës dhe joshjes”, duke shtuar se frika historikisht është përdorur si instrument nga diktatorët dhe regjimet autokratike. “Përhapja e frikës shndërrohet në armë për të suspenduar demokracinë, logjikën dhe mendimin racional. Frika e institucionalizuar është diktaturë”, ka deklaruar ai. Behrami ka vlerësuar se modele të tilla nuk mund të implementohen në Kosova, duke theksuar se shteti nuk duhet të ndërtohet mbi mekanizma që prodhojnë pasiguri dhe tension te qytetarët. Në reagimin e tij, ai ka adresuar edhe një mesazh politik ndaj pushtetit, duke thënë se “frikën nga hija juaj nuk ua heq as Xhandarmëria, as policia, as ndonjë ilaç”, ndërsa ka shtuar se “hija tashmë e ka emrin opozitë”. Në fund, kandidati i PDK-së ka lidhur deklaratën me zgjedhjet e 7 qershorit, duke thënë se qytetarët do t’i japin fund, sipas tij, “periudhës më të errët të historisë së post-pavarësisë”.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Në zemër të Kosovës, në Prishtinë, do të jehojë përjetësisht zëri i komandantit legjendar Adem Jashari

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se janë shpallur projektet fituese për …