Milo Gjukanoviq

Gjukanoviq zbulon planin tronditës serb: “27 vajza po përgatiteshin për ta destabilizuar Kosovën dhe komprometuar KFOR-in”

Ish-presidenti i Mali i Zi, Milo Gjukanoviq, ka bërë publike pretendime të rënda për një skenar të organizuar nga Serbia, që sipas tij kishte për qëllim destabilizimin e Kosovës dhe komprometimin e misionit të KFOR. Në një intervistë për “Televizionin E”, Gjukanoviq ka deklaruar se në kuadër të këtij plani po përgatiteshin 27 vajza, të cilat do t’u afroheshin zyrtarëve të lartë ushtarakë të KFOR-it, me synim krijimin e një afere që do të dëmtonte rëndë imazhin e misionit ndërkombëtar në Kosovë. Sipas tij, në mesin e tyre ishte edhe personi i identifikuar me inicialet S.Ç., ndërsa e gjithë operacioni, siç pretendon ai, lidhej me përpjekjet për destabilizim rajonal në prag të proceseve të rëndësishme politike. “Synimi ishte komprometimi i KFOR-it në Kosovë dhe i komandës së tij ushtarake. Për këtë qëllim po përgatiteshin 27 vajza që do t’u afroheshin zyrtarëve të lartë ushtarakë të KFOR-it”, ka deklaruar Gjukanoviq. Ai ka shtuar se autoritetet malazeze kishin siguruar informacione se vajzat po trajnoheshin në ambientet e stadiumit të klubit FK Obilić në Beograd. Gjukanoviq ka theksuar se aktiviteti u parandalua me kohë falë reagimit të strukturave ndërkombëtare. “Fatmirësisht, KFOR-i dhe UNMIK arritën në kohë të merrnin informacionet dhe ta ndalonin atë aktivitet”, ka deklaruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Në zemër të Kosovës, në Prishtinë, do të jehojë përjetësisht zëri i komandantit legjendar Adem Jashari

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se janë shpallur projektet fituese për …