Nasim Haradinaj: Premtimet e Kurtit për kategoritë e luftës janë fushatë elektorale

Luftëtari i UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i cili ka premtuar mbështetje institucionale për kategoritë e dala nga lufta gjatë prezantimit të programit të Lëvizja Vetëvendosje për zgjedhjet e 7 qershorit. Nasim  Haradinaj tha se megjithëse deklarata duket pozitive në formë, ajo nuk është e besueshme për shkak të, siç u shpreh ai, qëndrimeve të mëhershme të Kurtit ndaj UÇK-së dhe veteranëve. “Si deklaratë duket e mirë… por sa i besohet një njeriu që e ka sulmuar UÇK-në… unë e llogaris fushatë”, tha Haradinaj. Ai shtoi se gjatë gjashtë viteve të qeverisjes, sipas tij, nuk janë përmbushur zotimet ndaj kategorive të luftës dhe se këto grupe janë trajtuar padrejtësisht. Haradinaj po ashtu akuzoi Kurtin se ka ndikuar në, siç tha ai, “demonizimin e veteranëve dhe vlerave të luftës”, duke i cilësuar këto veprime si të dëmshme për shoqërinë dhe historinë e vendit. Në deklaratat e tij përmendet edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, si simbol i vlerave të luftës që, sipas Haradinajt, nuk duhet të përdoren për qëllime politike.

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj: Kosova dhe Serbia të kthehen sa më shpejt në tryezën e dialogut dhe në zbatimin e marrëveshjeve

Presidenti i Bajram Begaj ka uruar për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit në Kosovë

Në mesazhin e tij, Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për …