Kurti vazhdon “ndarjen e milionave” në prag zgjedhjesh, opozita e quan skemë për blerje votash

Qeveria në detyrë e udhëhequr nga Albin Kurti po vazhdon të ndajë mjete buxhetore në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit, duke nxitur reagime të forta politike dhe kritika nga opinioni publik se këto vendime po përdoren për përfitime elektorale. Ani pse u kritikua ashpër javën e kaluar për ndarjen e nga 100 eurove për kategori të ndryshme të qytetarëve, Kurti ka vazhduar me vendime të reja financiare, kësaj radhe duke ndarë 2 milionë euro për subvencionimin e linjave ajrore që shërbejnë mërgatën. Vendimi u mor në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur të martën mbrëma, ku u tha se fondet janë ndarë për zbatimin e Masës 4.5 “Mbështetja e Mërgatës” në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. Përveç 2 milionë eurove për mërgatën, Qeveria ndau edhe mijëra euro për aktivitete dhe organizime të ndryshme ndërkombëtare. Kritikët vlerësojnë se përdorimi i buxhetit publik në këtë formë, pikërisht në kulmin e fushatës zgjedhore, përbën precedent të rrezikshëm dhe dëmton standardet demokratike, duke e kthyer shtetin në instrument elektoral të pushtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paraqitur të dhëna lidhur me procesin e numërimit të votave me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paraqitur të dhëna lidhur me procesin e numërimit të votave …