Opinionisti Fitim Selimi ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve politike në vend, duke akuzuar pushtetin për, siç e quan ai, “puç juridiko-politik” mbi institucionet e Kosovës dhe deformim të rendit demokratik. Në një reagim publik, Selimi thekson se mungesa e rezistencës institucionale dhe shoqërore ndaj shkeljeve të ligjshmërisë ka krijuar një krizë të thellë besimi te qytetarët. Ai vlerëson se kur dhunohet rregulli dhe ligji, demokracia humb kuptimin e saj dhe mbetet vetëm një “dekor formal”, ndërsa qytetarët mësohen ta pranojnë arbitraritetin si mënyrë qeverisjeje. Selimi përdor edhe një metaforë të fortë për realitetin politik, duke thënë se shoqëria njerëzore nuk duhet të funksionojë mbi “ligjin e xhunglës”, por mbi kufizimin e pushtetit, sundimin e ligjit dhe dinjitetin qytetar. Në fund të reagimit të tij, ai bën thirrje për vetëdije qytetare dhe kundërshtim ndaj, siç shprehet, “heshtjes, frikës dhe dorëzimit” që mundësojnë fuqizimin e pushtetit absolut.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
