Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se vendi, sipas saj, është përballur me mungesë të rezultateve konkrete dhe me dominim të propagandës politike. Çitaku deklaroi se gjatë viteve të fundit është krijuar një klimë ku suksesi dhe iniciativa individuale po stigmatizohen padrejtësisht, gjë që, sipas saj, ka dëmtuar shoqërinë kosovare. “Kurti ka arritur ta bëjë kriminalizimin e suksesit. Nëse je i suksesshëm në çfarëdo fushe, ti pashmangshëm shpallesh keqpërdorues apo kriminel, dhe ky është dëmi më i madh që i është bërë shoqërisë kosovare”, u shpreh Çitaku. Ajo theksoi se suksesi duhet të vlerësohet dhe të promovohet, e jo të sulmohet politikisht, ndërsa shtoi se qeverisja aktuale po mbështetet më shumë në propagandë sesa në rezultate konkrete. “Suksesi duhet të celebrohet dhe të festohet. Vetëvendosje është kampione në dy fusha – në krizë dhe në propagandë. Po na mundin me propagandë sepse nuk munden me rezultate. Pas gjashtë vitesh qeverisje, nuk ka asnjë rezultat të vetëm”, deklaroi Çitaku.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
