Ardian Gjini: Mbështetja për bizneset është detyrë e shtetit

Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini duke folur për konceptin qeverisës theksoi se mbështetja për bizneset është detyrë e shtetit. Ai ka vizituar fabrikën “Missini Sweets” në Mitrovicë, të cilën e cilësoi si shembull të suksesit vendor dhe fuqisë së punës familjare. “Kjo është Kosova që duam. Ky është shembulli dhe mesazhi që po e përçoj çdo ditë .Detyra jonë më e madhe është t’u shërbejmë dhe t’u krijojmë hapësirë njerëzve që krijojnë vende pune”, deklaroi kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini. Ai theksoi më tutje se histori të tilla përfaqësojnë Kosovën që qytetarët duan të ndërtojnë, ku puna dhe përkushtimi shpërblehen me sukses.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-zyrtari i lartë i EULEX-it: Hetimi ndaj Thaçit, Haradinajt dhe UÇK-së ishte politik, jo i motivuar gjyqësisht

Ish-shefi i Divizionit Ekzekutiv të EULEX-it në Kosovë, Mats Mattsson, ka ngritur dyshime serioze për …