Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar pesë zotimet kryesore të programit të tij të cilat do të ofrojnë zhvillim për Kosovën. Ai u zotuar për rritje të pagave e pensioneve, ulje të tatimeve, investime në energji dhe infrastrukturë, reforma në shëndetësi, mbështetje për arsimin dhe të rinjtë, si dhe drejtësi të pavarur dhe efikase. Duke elaboruar zotimin e parë, ai premtoi angazhim për çmime e tatime më të ulëta, paga e pensione më të larta dhe mbështetje për bizneset. “50% më shumë para në xhepin e çdo familjeje kosovare. Më shumë mirëqenie për të gjithë”,theksoi kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës. Zotimi i dytë ka të bëjë me investimet në energji, infrastrukturë dhe teknologji të reja. “Që Kosova të prodhojë më shumë, të zhvillohet më shpejt dhe të mbajë ritmin me rajonin dhe botën”, thotë Hamza, duke premtuar investime në këtë fushë. Zotimi i tretë i tij ndërlidhet me shëndetësi cilësore, me shërbime më të shpejta dhe të qasshme për çdo qytetar.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
