Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku premtoi vende pune për të rinjtë dhe rritje të pensioneve

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar planprogramin e partisë së tij gjatë një tubimi zgjedhor në Shtime Ai premtoi investime të mëdha, mbështetje për të rinjtë dhe rritje të pensioneve. Ai shtoi më tutje se subjekti politik që drejton synon të realizojë investime prej 5 miliardë eurosh në sektorë të ndryshëm, përfshirë infrastrukturën rrugore, ndërtimin e një centrali të ri me gaz dhe spitalin e ri të Republikës së Kosovës. “Qeveria e ardhshme e LDK-së do të japë bursë të garantuar për secilin të ri që diplomon, sepse e ardhmja jonë varet nga rinia jonë”, deklaroi mes tjerash, Lumir Abdixhiku. Në fjalimin e tij, ai premtoi edhe dyfishim të pensioneve, duke thënë se nuk do të ketë pension më të ulët se 300 euro.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-zyrtari i lartë i EULEX-it: Hetimi ndaj Thaçit, Haradinajt dhe UÇK-së ishte politik, jo i motivuar gjyqësisht

Ish-shefi i Divizionit Ekzekutiv të EULEX-it në Kosovë, Mats Mattsson, ka ngritur dyshime serioze për …