Gjykata Supreme merr vendim për ankesat e partive politike

Kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje

Kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me mbajtjen e një tubimi politik në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Në ankesën drejtuar Gjykatës Supreme, partia Vetëvendosje  kishte pretenduar se PZAP ka zbatuar gabimisht Rregulloren Zgjedhore Nr. 07/2024 dhe se vendimi nuk ishte arsyetuar mjaftueshëm. Sipas këtij subjekti politik, kërkesa e Partisë Demokratike të Kosovës për rezervimin e sheshit nuk mund të krijonte përparësi procedurale, pasi në kohën e dorëzimit të saj Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Prishtinë ende nuk ishte konstituar. Megjithatë, Gjykata Supreme vlerësoi se ankesa është e pabazuar dhe se vendimi i PZAP-së është i drejtë dhe në përputhje me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Rregulloren Zgjedhore për Fushatën dhe Monitorimin e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-zyrtari i lartë i EULEX-it: Hetimi ndaj Thaçit, Haradinajt dhe UÇK-së ishte politik, jo i motivuar gjyqësisht

Ish-shefi i Divizionit Ekzekutiv të EULEX-it në Kosovë, Mats Mattsson, ka ngritur dyshime serioze për …