Bordi i Paqes ka njoftuar se Forca Ndërkombëtare Stabilizuese ka mirëpritur sot dy oficerët ndërlidhës nga Kosova

Bordi i Paqes ka njoftuar se Forca Ndërkombëtare Stabilizuese ka mirëpritur sot dy oficerët ndërlidhës nga Kosova, majorin Gentrit Idrizi dhe majorin Labinot Lala nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Në njoftim thuhet se Kosova po bën më të mirën e saj për të lehtësuar rrjedhjen e informacionit në mes të Forcës Stabilizuese dhe Kosovës. “ISF mirëpret oficerët e saj më të rinj ndërlidhës, Major Gentrit Idrizi dhe Major Labinot Lala, nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Kosova po dërgon më të mirën e saj për të lehtësuar rrjedhën e informacionit kritik midis ISF-së dhe kombit të saj. Integrimi i tyre në stafin e ISF-së ndërton koalicionin tonë ndërkombëtar të personelit, duke avancuar përpjekjet e sigurisë dhe stabilizimit për Bordin e Paqes”, thuhet në njoftimin e Bordi të Paqes.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …