Partia Vetëvendosje ka mbajtur fushtatën në Klinë ku ka paraqitur premtime të mëdha

Partia Vetëvendosje ka mbajtur fushtatën në Klinë ku ka paraqitur premtime të mëdha. “Investimet për Klinën vazhdojnë edhe mandatin e ardhshëm. Prioritet do të jenë zgjerimi i rrjetit të kanalizimit në fshatra, ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, ndërtimi i objektit për banim të përballueshëm, katër çerdhe të reja, një në lagjen Arbëria e tri në bashkësitë më të mëdha lokale e ndërtimi i Shtëpisë së Kulturës. Për krejt Kosovën, do të ndërmarrim nisma ligjore për përcaktimin e pagës së 13-të në sektorin publik dhe privat me synim planifikimin gradual edhe të pagës së 14-të. Shtet për krejt, krejt për shtet, qitja pikën! 116” thuhet në njoftimin e partisë Vetëvendosje.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …