Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka njoftuar për një takim me të ngarkuarën me punë n. ë Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ku ka theksuar se ndryshimi në lidershipin e partisë nuk nënkupton asnjë ndryshim në orientimin strategjik të saj. Gjini tha se në takim ka shprehur mirënjohjen e Aleancës për rolin e Shteteve të Bashkuara në proceset historike dhe shtetformuese të Kosovës, duke vlerësuar kontributin amerikan në të gjitha fazat e zhvillimit të vendit. Sipas tij, gjatë bisedës janë diskutuar proceset aktuale politike në vend, me fokus të veçantë në zhvillimet zgjedhore, ndërsa është theksuar vazhdimësia e qëndrimeve të AAK-së për kursin e saj politik dhe strategjik. Gjini ka siguruar përfaqësuesen amerikane se ndryshimet e fundit në krye të partisë nuk prekin bindjet dhe orientimin politik të saj.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
