Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare ASDA 2026 në Zagreb

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, së bashku me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes, po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Mbrojtjes dhe Sigurisë ASDA 2026, e cila po mbahet në Zagreb të Kroacisë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, forcave të armatosura, industrisë së mbrojtjes dhe ekspertë të sigurisë nga vende të ndryshme të botës.
Ceremonia e hapjes nisi me fjalimin e Sekretarit Shtetëror të Ministrisë së Mbrojtjes së Kroacisë, Tomislav Galiç, i cili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimit të përvojave në adresimin e sfidave bashkëkohore të sigurisë. Gjatë panelit të parë të konferencës diskutua mbi transformimin e industrisë së mbrojtjes përmes teknologjive të reja dhe inovacionit. U vlerësua se inteligjenca artificiale, algoritmet e avancuara, sistemet autonome dhe dronët po ndryshojnë rrënjësisht konceptin e operacioneve moderne ushtarake duke krijuar mundësi të reja për zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse.

Panelistët nënvizuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve akademike, laboratorëve kërkimorë dhe forcave të armatosura, duke vlerësuar se inovacioni dhe zhvillimi teknologjik kërkojnë ndërveprim të vazhdueshëm ndërmjet kërkimit shkencor dhe testimit praktik në terren.

Pjesëmarrja në këtë konferencë paraqet mundësi të rëndësishme për shkëmbim përvojash, forcim të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe njohje me zhvillimet më të fundit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Kontrolloni gjithashtu

Rritet ndjeshëm numri i institucioneve dhe agjencive të pavarura që po përballen me mungesë të anëtarëve

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj ka shfaqur shqetësimin e tij për …