Behxhet Shala: Zgjedhjet do të përcaktohen nga dalja në votime, diaspora dhe votuesit e pavendosur

Analisti dhe publicisti Behxhet Shala ka vlerësuar se zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit do të karakterizohen nga një garë e fortë politike, ndërsa rezultati final, sipas tij, do të varet nga tre faktorë kryesorë: pjesëmarrja e përgjithshme në votime, vota e diasporës dhe orientimi i votuesve të pavendosur. Shala kritikoi ashpër fushatën zgjedhore të partive politike, duke pretenduar se subjektet po përdorin premtime të mëdha elektorale në përpjekje për të siguruar mbështetjen e qytetarëve. Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje synon të ruajë epërsinë përmes mobilizimit të votuesve të pavendosur dhe diasporës, ndërsa partitë opozitare po përpiqen të konsolidojnë elektoratin e tyre tradicional. Shala parashikon se Partia Demokratike e Kosovës mund të shënojë rritje të numrit të deputetëve nëse arrin të ruajë mbështetjen që kishte në zgjedhjet e mëparshme. Ndërkohë, ai vlerëson se Lidhja Demokratike e Kosovës mund të rikuperojë pjesërisht rezultatin e saj, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pritet të ruajë një përfaqësim mesatar parlamentar. Sipas analizës së tij, Lëvizja Vetëvendosje mund të mbetet subjekti më i madh politik, por pa siguruar shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë e vetme. Për këtë arsye, ai konsideron se pas zgjedhjeve pesha kryesore do të jetë te negociatat për koalicione dhe jo vetëm te rezultati numerik i partive. Shala thekson se qeveria e ardhshme, pavarësisht se nga kush do të formohet, ka gjasa ta përfundojë mandatin e plotë katërvjeçar nëse siguron stabilitet politik dhe mbështetje parlamentare.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …