Në kuadër të “Ditëve të Kulturës” u promovuan dy veprat më të reja të prof. dr. Sylë Ukshinit

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e komunës së Ferizajt, në bashkëpunim me Klubin Letrar “De Rada”, organizoi promovimin e dy veprave më të reja të historianit dhe studiuesit të njohur, prof. dr. Sylë Ukshini, në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Kulturës 2026”, që organizohet për nder të 12 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Ferizajt.

Ky aktivitet kulturor e shkencor shënoi edhe fillimin e programit të aktiviteteve të “Ditëve të Kulturës”, duke mbledhur personalitete të fushës së historisë, arsimit dhe kulturës. Për veprat e autorit referuan prof. dr. Sadik Mehmeti, prof. dr. Haxhi Ademi, prof. dr. Hajredin Kuçi dhe prof. Arsim Hamiti, të cilët vlerësuan lart kontributin e prof. Ukshinit në historiografi dhe në studimin e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Të pranishmit patën mundësinë të njihen më nga afër me përmbajtjen dhe rëndësinë e botimeve të reja, si dhe të diskutojnë për temat historike që trajtohen në to.

Manifestimi “Ditët e Kulturës 2026” do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me aktivitete të ndryshme kulturore, letrare dhe artistike, të dedikuara për shënimin e përvjetorit të çlirimit të qytetit të Ferizajt.

Kontrolloni gjithashtu

Ferizaj Piano Fest hap me sukses garat në kuadër të “Ditëve të Kulturës – Ferizaj 2026”

Në kuadër të manifestimit tradicional kulturor “Ditët e Kulturës – Ferizaj 2026”, mbrëmjen e dytë …