U përkujtua me nderim dhe respekt të thellë dëshmori i kombit, Kadri Kuliqi nga Abria e Poshtme, i cili sakrifikoi gjithçka për lirinë e Kosovës. Edhe pas 27 vitesh, fati i tij mbetet i pazbardhur dhe ai vazhdon të figurojë në mesin e të zhdukurve gjatë luftës.
Sakrifica e Kadri Kuliqit është dëshmi e çmimit të lartë që populli ynë pagoi për liri. Kujtimi për të mbetet i gjallë në zemrat tona, ndërsa kërkimi për të vërtetën dhe drejtësinë nuk do të ndalet kurrë.
Lavdi e përjetshme dëshmorit të kombit, Kadri Kuliqi dhe gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, kryetari i komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku.