U shënua 100-vjetori i Shkollës “Abedin Rexha”

Sot, në atmosferë festive dhe plot krenari, u shënua 100-vjetori i Shkollës “Abedin Rexha”, një institucion arsimor që për një shekull ka qenë vatër e dijes, edukimit dhe formimit të brezave të tërë.

Në këtë jubile të veçantë morën pjesë nënkryetari i Komunës, z. Fadil Nura, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, z. Kastriot Duraku, mësimdhënës, ish-mësimdhënës, nxënës, ish-nxënës dhe shumë mysafirë të tjerë, të cilët së bashku kujtuan dhe nderuan historinë e pasur të kësaj shkolle.

Gjatë këtyre 100 viteve, Shkolla “Abedin Rexha” ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në arsimimin dhe edukimin e gjeneratave që kanë shërbyer me dinjitet në fusha të ndryshme të jetës shoqërore dhe institucionale. Kjo shkollë zë një vend të rëndësishëm në historinë tonë arsimore dhe kombëtare, duke qenë vendi ku mori hapat e parë të shkollimit edhe ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Urime nxënësve, mësimdhënësve, ish-nxënësve dhe gjithë komunitetit shkollor këtë përvjetor të madh. Urojmë që Shkolla “Abedin Rexha” të vazhdojë edhe për shumë dekada të jetë burim i dijes, edukatës dhe sukseseve të reja për brezat që vijnë.

Urime 100-vjetori i Shkollës “Abedin Rexha”!

Kontrolloni gjithashtu

Ferizaj Piano Fest hap me sukses garat në kuadër të “Ditëve të Kulturës – Ferizaj 2026”

Në kuadër të manifestimit tradicional kulturor “Ditët e Kulturës – Ferizaj 2026”, mbrëmjen e dytë …