Njohës të fushës së arsimit kanë shfaqur bengën e tyre për rënien e vazhdueshme të numrit të nxënësve

Sipas statistikave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe Ministria e Arsimit, në vitin shkollor 2025/2026 është shënuar rënie e numrit të nxënësve në arsimin fillor, të mesëm dhe në arsimin e lartë. Njohës të fushës së arsimit kanë shfaqur bengën e tyre për trendin e rënies së vazhdueshme të numrit të nxënësve. Ata kanë thënë se është shqetësuese edhe mos marrja e masave nga ana institucionet përkatëse ndaj kësaj dukurie me pasoja për shoqërinë. Drejtori ekzekutiv i Institutit “EdGuard”, Rinor Qehaja, ka theksuar se institucionet nuk kanë reaguar në kohë për t’iu përshtatur këtij trendi demografik. Ai ka tërhequr vërejtjen se rënia e natalitetit nuk ka efekte vetëm në uljen e numrit të nxënësve por edhe në uljen e fuqisë punëtore e kjo do të ketë efekte edhe në ekonominë e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Muja i drejtohet Hagës: “Nëse keni fakte, më arrestoni – nuk kam për çfarë të kem frikë”

Ish-deputeti i PDK-së, Dr. Shaip Muja, i është drejtuar me një letër Dhomave të Specializuara …