Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paraqitur të dhëna lidhur me procesin e numërimit të votave me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paraqitur të dhëna lidhur me procesin e numërimit të votave me postë. Njoftohet se fillimisht është bërë vleësimi i tyre dhe se ato janë sistemuar në kuti votimi sipas komunave prej nga vijnë votuesit e regjistruar. ‘’Gjatë ditës së shtunë, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka vazhduar procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga votimi përmes postës që deri më tani janë sjellur në Kosovë.  Deri në përfundim të ditës së premte (12 qershor 2026) në procesin e vlerësimit janë përfshirë mbi 60 mijë pako, prej të cilave janë aporvuar 59 mijë 973, ndërkaq janë refuzuar 2 mijë e 244. Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako është sepse në 2,066 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ’’ ka njoftuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Kontrolloni gjithashtu

Boris Mijatovic: Qetësia në Kosovë në shumë raste është mashtruese

Duke folur lidhur me mundësinë e zvogëlimit të trupave të KFOR-it në vendin tonë,  deputeti …