Nata finale e Festivalit Gjithëkombëtar të Folklorit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen” u përmbyll me një mbrëmje madhështore, ku me këngë e valle festuam Ditën e Çlirimit të Deçanit.
Për dy netë radhazi, grupet kulturore-artistike nga të gjitha trojet shqiptare sollën performanca të jashtëzakonshme, duke i dhuruar publikut emocione dhe kujtime të paharrueshme.
Falënderim i sinqertë për të gjitha grupet pjesëmarrëse, për vallet dhe këngët e mrekullueshme që sollën në skenë, për publikun që krijoi një atmosferë të veçantë, si dhe për jurinë dhe Këshillin Organizativ, në krye me drejtorin e festivalit, z. Bekim Vishaj, për punën dhe përkushtimin e treguar në organizimin e këtij festivali të suksesshëm.