Përfundon numërimi i votave, publikohet përbërja e re e Kuvendit – Vetëvendosje me 54 deputetë, PDK forca e dytë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, duke publikuar edhe përbërjen e pritshme të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës. Sipas rezultateve të procesuara në platformën e KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 47.13 për qind të votave, duke siguruar 54 mandate në Kuvend. Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 19.44 për qind të votave dhe 22 mandate, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 16.69 për qind të votave, duke siguruar 18 ulëse. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 6 mandate me 6.74 për qind të votave. Në bazë të rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje do të përfaqësohet në Kuvend nga figura si Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla-Schwarz dhe emra të tjerë nga lista fituese. PDK-ja në legjislaturën e re do të përfaqësohet nga Bedri Hamza, Përparim Gruda, Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj dhe deputetë të tjerë të zgjedhur. LDK-ja do të ketë në Kuvend emra si Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti dhe deputetë të tjerë të listës. Nga Aleanca mandate kanë siguruar Ramush Haradinaj, Ardian Gjini, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Time Kadrijaj dhe Albana Bytyqi. Legjislatura e re do të plotësohet edhe nga përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë, përfshirë deputetët e Lista Serbe, si dhe përfaqësuesit e partive boshnjake, turke, rome, ashkalinje, egjiptiane dhe gorane, duke kompletuar përbërjen prej 120 deputetësh të Kuvendit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala

Behxhet Shala me akuza të ashpra ndaj pushtetit: Po sulmohen vlerat e luftës dhe figurat kombëtare

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala, ka …