Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka konstituuar Këshillin e ri Drejtues, duke zyrtarizuar përbërjen prej 108 anëtarësh, të cilët do të ushtrojnë mandat katërvjeçar në organin më të lartë drejtues të partisë. Në mbledhjen konstituive, kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, uroi anëtarët për zgjedhjen e tyre dhe shprehu mirënjohje për angazhimin e treguar gjatë procesit zgjedhor. Gjini theksoi se faza e re organizative kërkon mobilizim dhe përkushtim të shtuar nga të gjitha strukturat, me synim forcimin e mëtejshëm të Aleancës dhe përgatitjen për sfidat politike që e presin subjektin. Nga Aleanca u bë e ditur se, në kuadër të procesit të riorganizimit, në mbledhjet e ardhshme Këshillit Drejtues do t’i propozohet për miratim edhe përbërja e Kryesisë së re, duke përmbyllur kështu konsolidimin e strukturave drejtuese të partisë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
