Ish-kryetarja e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka bërë thirrje për dialog dhe kompromis ndërmjet partive parlamentare, duke vlerësuar se vetëm një marrëveshje politike mund ta nxjerrë vendin nga kriza institucionale. Daka tha se përgjegjësia për formimin e institucioneve u takon partive politike, të cilat, sipas saj, duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët për të siguruar stabilitetin politik dhe funksionalitetin e shtetit. Ajo paralajmëroi se, në mungesë të një marrëveshjeje, Kosova rrezikon të futet në një cikël të vazhdueshëm zgjedhjesh të parakohshme, qeverish në detyrë dhe institucionesh me mandat të kufizuar. “Partitë politike duhet të dialogojnë dhe të arrijnë një marrëveshje që vendi të ecë përpara. Përndryshe do të sillemi në këtë rreth vicioz, me zgjedhje çdo gjashtë muaj, qeveri në detyrë dhe shpenzime të panevojshme që do të duhej të përdoreshin për të mirën e qytetarëve”, u shpreh Daka. Sipas Dakës, emri i Osmanit ishte një nga temat qendrore të fushatës zgjedhore dhe mbetet të shihet nëse partitë do të arrijnë ta tejkalojnë këtë çështje në negociatat për krijimin e institucioneve të reja.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
