Avdullah Hoti paralajmëron protesta për projektin e gazit: Sheshi do të mbushet, qasja e pushtetit është e papranueshme

Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj deklaratës së ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e cila tha se nuk e kishte parë deklaratën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me projektin e gazit. Hoti e cilësoi të papranueshme një qasje të tillë ndaj një çështjeje që, sipas tij, është me rëndësi strategjike për të ardhmen e Kosovës. Ai paralajmëroi se pakënaqësia qytetare do të reflektohet në protesta, duke thënë se sheshi do të mbushet së shpejti me protestues për këtë çështje. “Kur të mbushet sheshi me protestues, do ta shihni sa serioze është kjo çështje. Dhe sheshi do të mbushet së shpejti”, ka shkruar Hoti. Sipas tij, për vite me radhë paralajmërimet e partnerëve ndërkombëtarë janë minimizuar ose shpërfillur nga pushteti, ndërsa mënyra se si trajtohet projekti i gazit dëshmon, sipas Hotit, mungesë serioziteti ndaj interesave strategjike të vendit. Ai e përfundoi reagimin duke e cilësuar këtë qasje si “të papranueshme”.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Basri Canolli – Shpendi, ishte luftëtar i dalluar i Ushtrisë Çlirimtare, djalë i një familjeje atdhetare

Basri Canolli – Shpendi, ishte luftëtar i dalluar i Ushtrisë Çlirimtare, djalë i një familjeje …