Ekipi i Përparim Ramës, ka denoncuar kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, për vjedhje të projekteve

Përparim Rama i vetëm përballë sulmeve të VV-së, heshtja e LDK-së ngre pikëpyetje

Java që po lëmë pas është shoqëruar me një përplasje të ashpër politike mes kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe eksponentëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa mungesa e reagimit nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka tërhequr vëmendje. Debati nisi pasi Rama akuzoi Qeverinë në detyrë për neglizhencë në largimin e dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”, duke e lidhur këtë me humbjen e jetëve në aksidentet e ndodhura. Pas deklaratave të tij, reagimet nga zyrtarët e Vetëvendosjes qenë të menjëhershme. Koordinatorja për komitete në VV, Dejona Mihali, publikoi disa reagime kritike ndaj Ramës, të cilat u mbështetën me pëlqime, shpërndarje dhe komente nga figura të larta të partisë, përfshirë ministra, deputetë, zyrtarë dhe aktivistë të Vetëvendosjes. Në anën tjetër, Përparim Rama i është përgjigjur publikisht kritikave, por pa mbështetje të dukshme nga drejtuesit e LDK-së, ndonëse ai ka fituar dy herë zgjedhjet për kryetar të Prishtinës me mbështetjen e kësaj partie. Deri më tani, as kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e as figura të tjera të larta të partisë nuk kanë dalë publikisht në mbështetje të Ramës gjatë kësaj përplasjeje politike. Mbështetja për të ka ardhur vetëm nga disa zyrtarë lokalë të LDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

NATO ia bën të qartë Kosovës: FSK-ja nuk mund të dislokohet në Veri pa miratimin e KFOR-it

Një zyrtar i NATO-s, ka bërë të qartë se procesi i optimizimit të forcave të …