Hapet konsultimi publik për plotësim-ndryshimin e Rregullores së Taksës Komunale

Në sallën e Kuvendit Komunal të Ferizajt, këtë të premte u mbajt konsultimi publik lidhur me plotësim-ndryshimin e Rregullores së Taksës Komunale.

Në këtë takim morën pjesë drejtoresha e Financave, Sebahate Ajeti-Sadiku, drejtori i Arsimit, Afrim Llabjani, drejtori i Shërbimeve Publike, Alberton Sahiti, si dhe drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Dr. Kemajl Emini.

Gjatë hapjes së konsultimit publik, drejtoresha e Financave, Sebahate Ajeti-Sadiku, theksoi se plotësim-ndryshimi i kësaj rregulloreje ka qenë i domosdoshëm, duke pasur parasysh se ajo është miratuar vite më parë dhe kërkon përshtatje me nevojat dhe rrethanat aktuale. Sipas saj, ndryshimet e propozuara pritet të përfshijnë, ndër të tjera, edhe Drejtorinë e Arsimit dhe Drejtorinë e Urbanizmit.

Një nga propozimet e paraqitura është edhe rritja e tarifave për kopshtet e fëmijëve.

Ajo shprehu gjithashtu pakënaqësinë për mungesën e interesimit të qytetarëve për të marrë pjesë në këtë konsultim publik.

Gjatë takimit u prezantuan ndryshimet e propozuara, ndërsa qytetarët, bizneset dhe grupet e interesit u ftuan të kontribuojnë me sugjerimet dhe vërejtjet e tyre në procesin e hartimit të dokumentit përfundimtar.

Rregullorja për plotësim-ndryshim do të mbetet në konsultim publik deri më 10 korrik, ndërsa të gjithë të interesuarit mund të paraqesin propozimet dhe komentet e tyre përmes adresave zyrtare elektronike të Komunës së Ferizajt.

Qytetarët mund t’i dërgojnë propozimet e tyre në adresat elektronike:

[email protected]

[email protected]

[email protected]

[email protected]

Komuna e Ferizajt u bën thirrje qytetarëve që të marrin pjesë aktive në këtë proces, me qëllim që rregullorja e re të reflektojë sa më mirë nevojat dhe interesat e komunitetit.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa shqyrtoi Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

Nën kryesimin e kryetarit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, është mbajtur mbledhja e …