Zeka: Shtrirja e trafikut hekurudhor deri në Adriatik do ta bëjë Kosovën nyje lidhëse me shtetet e Ballkanit

Arian Zeka: Refuzimi i projektit amerikan për LNG-në mund të dëmtojë marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, ka paralajmëruar se mosangazhimi i Kosovës në projektet rajonale për gazin e lëngshëm natyror (LNG) të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të ketë pasoja në marrëdhëniet me aleatin kryesor të vendit. Sipas Zekës, zgjerimi i rrjetit të gazit të lëngshëm natyror amerikan në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor ka qenë një prioritet i pandërprerë i administratave amerikane për më shumë se një dekadë, duke e bërë këtë projekt jo vetëm energjetik, por edhe strategjik dhe gjeopolitik. Ai kritikoi qeveritë e Kosovës për mungesën e vullnetit për t’iu bashkuar kësaj nisme, duke thënë se nuk është kuptuar rëndësia që kjo çështje ka për Uashingtonin. “Shtrirja e rrjetit të gazit të lëngshëm natyror amerikan në Evropë, përfshirë Kosovën dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, mbetet një nga prioritetet kryesore të administratës amerikane. Kjo ka qenë një politikë e qëndrueshme për më shumë se 13 vjet, por Qeveria e Kosovës nuk ka arritur ta kuptojë rëndësinë strategjike të këtij projekti”, deklaroi Zeka për EO.  “Ne besojmë se cilësia e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara do të pësojë ndikim negativ për shkak të mungesës së vullnetit për t’iu bashkuar kësaj nisme. Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që i ka thënë ‘jo’ këtij projekti, ndërkohë që edhe shtete që dikur kishin marrëdhënie më të vështira me SHBA-në janë angazhuar për zhvillimin e infrastrukturës së nevojshme për importin e LNG-së”, theksoi Zeka.

Kontrolloni gjithashtu

Alarm për Kurtin nga aleatët: Perëndimi ia tërheq vërejtjen për Veriun, shtohen dyshimet për kursin e Qeverisë

Shtetet e QUINT-it, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe EULEX-i kanë kërkuar që Forca …