Fatmir Graiqevci

Fatmir Grejqevci: Uroj të mos ndodhë ajo që ndodhi 30 vite më parë, me pasoja fatale për Shqipërinë dhe shqiptarët

Ajo që shohim në media nuk ka se si të mos na kthejë në mendje imazhet e vitit 1997. Politikanë të papërgjegjshëm yshtnin veriun për ta bërë zap jugun. Jo pse u dhimbsej shpirti për Shqipërinë, por sepse, duke nxitur veriun kundër jugut, vetë qëndronin të paprekur nga katandisja që i kishin bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Ama, të paktën, shqiptarët jashtë Shqipërisë u treguan të matur dhe të arsyeshëm. E kuptuan se rreshtimi as me jugun, as me veriun, jo vetëm që nuk ishte në dobi të Shqipërisë, por, përkundrazi, ishte në dëm të saj.

Po sot?

Sot, në emër të dashurisë për Shqipërinë, shfaqin mllef dhe bëjnë propagandë duke marrë anë, pro ose kundër qeverisë, ndërsa pushimet i kalojnë në Greqi, Turqi e gjetkë…

Për çudi, janë po të njëjtët që ankohen se pse shtete të tjera nuk vijnë të investojnë në Kosovë, por zgjedhin Serbinë.

Kanë hallin e flamingove, që po u dëmtohet habitati në Zvërnec gjatë shtegtimit, por kurrë nuk kanë shfaqur ndonjë protestë për qindra mijëra shqiptarë që po ua kthejnë shpinën vendlindjeve të tyre e po ikin përgjithmonë drejt Perëndimit, në shtete ku pasardhësit e tyre do ta kenë si atdhe vendin ku lindin e rriten, ndërsa atdheun e të parëve vetëm si një vend për t’i kaluar pushimet, njësoj si flamingot në Zvërnec!

Na u desh të kishim mijëra viktima dhe thuajse rrënimin e shtetit për ta kuptuar se zbrazja e atij mllefi nuk ishte as në interes të Shqipërisë, as të qytetarëve të saj, por në interes të fqinjëve grabitqarë, të cilët i frynin zjarrit dhe fërkonin duart me shpresën se do të gllabëronin edhe ndonjë pjesë të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Arbana Qeriqi – Gashi: LIRIA DUHET TË KUJTOHET, POR EDHE TË JETOHET

Çdo vit, me të drejtë, shqiptarët urojnë njëri-tjetrin për Vitin e Ri, për Bajramin, për …