Hysni Gucati: Firma e komandant Plakut në dokument është autentike, Goxhaj nuk figuron veteran i UÇK-së

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar se firma e komandantit Xheladin Gashi në dokumentin e publikuar nga kryeministri Edi Rama është autentike dhe nuk ka dyshime për origjinalitetin e saj. Në një intervistë për Euronews Albania, Gucati tha se e njeh personalisht familjen e komandantit Plaku dhe se firma në dokument përputhet me atë të përdorur prej tij gjatë periudhës së luftës. Duke folur për Dritan Goxhaj, ai theksoi se Goxhaj nuk figuron si anëtar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe nuk posedon dokumentacionin përkatës që dëshmon statusin e veteranit. “Dritan Goxhaj nuk është anëtar i Organizatës së Veteranëve të Luftës. Nuk ka certifikatë veterani, letërnjoftim, aplikacion apo kartelë veterani në organizatën tonë”, deklaroi Gucati. Ai i bëri thirrje Goxhajt të sqarojë publikisht rolin dhe angazhimin e tij gjatë luftës, duke treguar se në cilën zonë operative apo brigadë ka vepruar në shërbim të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas Gucatit, transparenca mbi këtë çështje do të ndihmonte në sqarimin e debatit të hapur pas publikimit të dokumenteve.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi: Edi Rama faleminderit që mbrojte të vërtetën e UÇK-së kur të tjerët heshtën

Endrit Thaçi është takuar sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për të cilin ka …