Qeveria vazhdon ta zvarrisë gazin amerikan, pavarësisht thirrjeve të SHBA-së

Qeveria e Kosovës po vazhdon ta zvarrisë një vendim strategjik për energjinë, pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga Shtetet e Bashkuara për t’iu bashkuar projekteve të gazit të lëngshëm natyror amerikan. Arsyetimet se infrastruktura kushton dhe kërkon kohë nuk i bindin kritikët, të cilët theksojnë se pikërisht për këtë arsye vendimet strategjike duhet të merren sa më herët, e jo të shtyhen pafundësisht. Ndërsa vendet e rajonit po investojnë në diversifikimin e burimeve të energjisë dhe në shkëputjen nga varësia ruse, Kosova rrezikon të mbetet jashtë një projekti me rëndësi afatgjatë. Insistimi i Qeverisë që zgjidhja të kalojë vetëm përmes Vlorës shihet nga kundërshtarët si mungesë vizioni për ndërtimin e kapaciteteve të veta energjetike dhe si heqje dorë nga një mundësi për partneritet më të thellë strategjik me SHBA-në. Kur aleati më i madh i Kosovës ofron mbështetje politike, financiare dhe teknike për një projekt të tillë, pritjet e qytetarëve janë që institucionet të tregojnë më shumë vendosmëri dhe më pak hezitim. Zvarritja e vendimeve të mëdha energjetike jo vetëm që krijon pasiguri për të ardhmen ekonomike të vendit, por mund të kushtojë edhe humbjen e mundësive që nesër nuk do të jenë më në tavolinë.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqëria civile i kërkon llogari Hagës: Dëshmoni se premtimi për drejtësi të paanshme ndaj Kosovës nuk ishte formalitet

Një grup prej 22 drejtuesish dhe përfaqësuesish të organizatave të shoqërisë civile i kanë drejtuar …