Toby Cadman: Kërkoj përjashtimin e krerëve të Gjykatës Speciale, për mungesë të pavarësisë dhe paanshmërisë

Avokati i Nasim Haradinajt flet për ndikimin e mundshëm të vendimeve evropiane

Avokati i Nasim Haradinajt, Toby Cadman, ka deklaruar se një vendim i mundshëm i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut mund të ketë ndikim më të gjerë sesa vetëm në rastin individual të klientit të tij, duke përfshirë edhe procedura të tjera që zhvillohen në Dhomat e Specializuara në Hagë. Cadman theksoi se GjEDNj, në rastet e shkeljeve të të drejtave të njeriut, kryesisht ofron kompensim financiar, por sipas tij rëndësia e vendimeve të kësaj gjykate mund të shkojë përtej aspektit material. “Shumë gjëra do të varen nga ajo se çfarë do të thuhet në vendimin e GjEDNj për ato që zotëri Haradinaj është ankuar, i vetmi mjet veprimi që mund të ndërmarrë kjo gjykatë është kompensimi financiar për shkeljen e të drejtave të njeriut”, u shpreh Cadman. Sipas tij, nëse GjEDNj konstaton shkelje të caktuara, kjo mund të ketë implikime edhe në mënyrën e zhvillimit të proceseve gjyqësore që janë ende në shqyrtim në Hagë, veçanërisht në fazat e apelit. “Por, natyrisht se vendime si këto do të kishin implikime shumë më të gjera, si shembull implikime se si zhvillohen gjykimet që janë në proces sipër”, shtoi ai. Cadman gjithashtu theksoi se në Gjykatën Speciale nuk priten më raste të reja, por proceset ekzistuese, përfshirë ato në shkallën e apelit dhe procedurat për pengim të drejtësisë, mbeten ende aktive dhe potencialisht të ndikuara nga zhvillimet juridike ndërkombëtare. Ai përmendi edhe rastin “Thaçi dhe të tjerët”, duke theksuar se vendimi në atë proces pritet më 20 korrik, dhe se një vendim eventual i GjEDNj-së në këtë periudhë nuk do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në atë aktgjykim, por mund të reflektojë në fazat pasuese të procedurave.

Kontrolloni gjithashtu

Verdikti që pritet të ndikojë përtej sallës së gjyqit: Çfarë e pret Kosovën pas vendimit për krerët e UÇK-së?

Ndërsa afrohet shpallja e aktgjykimit ndaj katër ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë, vëmendja në Kosovë …