Gazmend Syla OVL-UÇK pret pjesëmarrje masive në protestën e Kroacisë

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gazmend Syla, ka deklaruar se pret një pjesëmarrje të madhe në protestën e paralajmëruar për më 5 korrik në Kroaci, duke e krahasuar atë me tubimet e mëparshme të organizuara në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Sipas Sylës, në protestë pritet të marrin pjesë jo vetëm shqiptarët që jetojnë në Kroaci, por edhe bashkatdhetarë nga vende të tjera të rajonit dhe më gjerë, ashtu siç ka ndodhur edhe në organizimet e kaluara. “Ka plot shqiptarë atje, por jemi të sigurt se do të na bashkëngjiten edhe të tjerë që jetojnë rreth Kroacisë e shteteve tjera. Kemi pasur raste kur edhe prej Amerikës na janë bashkëngjitur shqiptarë, sepse kështu ka ndodhur edhe në protesta tjera. Besoj se edhe protesta në Kroaci do të jetë madhështore siç kanë qenë edhe pesë protestat e tjera të cilat i kemi organizuar”, ka deklaruar Syla.  “Po mendoj që e kemi arritur qëllimin tonë sepse i kemi thënë jo kësaj padrejtësie që po ndodhë. Asnjëherë nuk kemi folur për verdiktin final dhe as nuk kemi thënë se nuk duam drejtësi. Ne vetëm kemi kërkuar që të mos ketë padrejtësi dhe të shihet edhe mënyra se si është krijuar kjo Gjykatë. Nëse ndodhin padrejtësi gjatë procesit, atëherë kemi frikë edhe për verdiktin final”, është shprehur ai.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri pas vizitës në Hagë: Hashim Thaçi vazhdon të ruajë forcën, dinjitetin dhe besimin në të vërtetën

Ish-deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka vizituar këtë të hënë ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë, …