Sir Geoffrey Nice: Gjykata Speciale iu imponua Kosovës nga BE-ja dhe SHBA-ja, jo si vendim sovran i Kuvendit

Juristi i njohur britanik, Sir Geoffrey Nice, ish-prokuror në gjyqin ndaj ish-presidentit serb, Slobodan Milosheviç, ka deklaruar se gjykata speciale krijuar nën presion të vazhdueshëm të BE-së, dhe ShBA, e jo si rezultat i një vendimi të lirë dhe sovran të institucioneve të Kosovës. Sipas Nice, Kosova e pagoi koston politike të këtij procesi, pa pasur garanci se ai do të sillte drejtësi apo pajtim të qëndrueshëm. Ai ka shprehur gjithashtu dyshime se themelimi i Gjykatës Speciale mund të ketë pasur objektiva politike të pashprehura publikisht, duke përmendur se Serbia dukej si pala që mund të përfitonte më së shumti nga një gjykatë e fokusuar vetëm në një etni dhe në konfliktin e viteve 1998–1999. Duke komentuar procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, përfshirë Hashim Thaçi, Nice ka deklaruar se argumentet që e paraqesin aktakuzën si të përqendruar në një narrativë serbe nuk bien ndesh me kujtesën dhe përvojën e tij nga gjykimi i Millosheviqit. “Nuk kam pasur arsye të ndjek akuzat e ngritura në çështjen kundër Thaçit dhe të tjerëve, dhe nuk e kam bërë këtë. Në konferencë dëgjova argumente se aktakuza e Prokurorisë kundër Thaçit dhe të tjerëve pasqyron një narrativë të përqendruar te Serbia dhe se karakterizimi i UÇK-së si një strukturë ushtarake e organizuar e angazhuar në një Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale nuk mbështetet nga aktgjykimet e mëparshme të Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë. Asgjë nga kujtesa ime mbi provat e paraqitura gjatë gjykimit të Millosheviqit, e as zhvillimet e mëvonshme, nuk më sugjeron se këto argumente janë të pasakta”, ka deklaruar ai.

Ky artikull paraqet qëndrimet dhe deklaratat publike të Sir Geoffrey Nice dhe nuk përbën verifikim të pavarur të pretendimeve të paraqitura. Proceset gjyqësore në Dhomat e Specializuara janë ende në zhvillim dhe të akuzuarit gëzojnë prezumimin e pafajësisë deri në një vendim të formës së prerë.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri pas vizitës në Hagë: Hashim Thaçi vazhdon të ruajë forcën, dinjitetin dhe besimin në të vërtetën

Ish-deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka vizituar këtë të hënë ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë, …