Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Dhomat e Specializuara në Hagë. Hamza tha se gjatë bisedës kanë folur për Kosovën, familjet, miqtë dhe mbështetjen që qytetarët vazhdojnë t’u japin ish-krerëve të UÇK-së. Ai theksoi se pjesë e diskutimit ishte edhe pritja për aktgjykimin, e cila, sipas tij, është zgjatur nga shtyrjet e vazhdueshme të procesit. Sipas Hamzës, ai ia ka përcjellë Thaçit përshëndetjet dhe mbështetjen e qytetarëve të Kosovës, si dhe besimin se më 16 shtator do të merret një vendim që do t’i hapë rrugë kthimit të tij dhe bashkëluftëtarëve në Kosovë. Hamza bëri të ditur se edhe Thaçi ka dërguar përshëndetje për qytetarët, ndërsa shtoi se bisedën e kanë përmbyllur me shpresën se së shpejti do të takohen sërish në Kosovë.:::
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
