Hysni Gucati nga protesta në Kroaci: Kërkojmë drejtësi dhe lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar se protesta e mbajtur në Zarë të Kroacisë synon të kërkojë drejtësi dhe lirimin e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Gucati tha se pjesëmarrës në protestë ishin shqiptarë nga të gjitha trojet dhe diaspora në vende të ndryshme evropiane. Ai akuzoi gjykatën speciale në Hagë për bashkëpunim me institucionet serbe, duke pretenduar se procesi është mbështetur në dokumente dhe dëshmitarë të fabrikuar nga Serbia. “Jemi dëshmitarë që Gjykata Speciale ka bashkëpunuar me Gjykatën serbe apo me një prokuror të shtetit famëkeq të Serbisë, me Vladimir Vukçeviç”, deklaroi Gucati. Sipas tij, kërkesa e vetme e protestuesve është që të ketë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së. Kjo ishte protesta e gjashtë në mbështetje të Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, ndërsa shpallja e aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara është caktuar për 16 shtator.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …