Shqiptarët protestojnë në Zarë, kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Dhjetëra shqiptarë janë mbledhur në Zarë të Kroacisë në një protestë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke kërkuar drejtësi në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara në Hagë. Pjesëmarrësit brohoritën vazhdimisht “UÇK, UÇK”, ndërsa mbanin flamuj kombëtarë dhe shprehën mbështetjen e tyre për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Protesta u organizua nga Shoqata e Shqiptarëve të Prefekturës së Zarës, në bashkëpunim me Unionin e Shqiptarëve në Kroaci dhe me iniciativën e Sami Gashit. Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kishte mbështetur më herët këtë organizim, duke ftuar bashkatdhetarët të marrin pjesë. Ky organizim vjen pasi Dhomat e Specializuara kanë caktuar 16 shtatorin, në orën 10:00, si datë për shpalljen e aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, të cilët janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Protesta të ngjashme janë mbajtur edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar projektin për banim social

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka prezantuar projektin për banim social adekuat në Republikën e …