Taulant Balla pret Enver Hoxhajn, diskutojnë për Hagën, integrimin evropian dhe sigurinë në rajon

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Shqipëri, Taulant Balla, ka pritur në një takim në Kuvendin e Shqipërisë deputetin e zgjedhur të PDK-së dhe ish-ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj. Pas takimit, Balla bëri të ditur se gjatë bisedës janë trajtuar një sërë çështjesh me rëndësi për Kosovën dhe rajonin, përfshirë procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, marrëdhëniet Kosovë–Shqipëri, integrimin evropian dhe sigurinë rajonale. “Mirëprita në Kuvendin e Shqipërisë Enver Hoxhajn, anëtar i Parlamentit të Kosovës, ish-kryetar i PDK-së dhe ish-ministër i Jashtëm i Kosovës. Procesi i tejzgjatur pa asnjë provë kundër komandantëve të UÇK-së në Hagë, progresi i Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit në BE, nevoja për statusin e vendit kandidat në BE për Kosovën, samiti i kësaj jave i NATO-s, çështjet e sigurisë dhe ndërhyrjet e huaja malinje në rajonin tonë ishin ndër temat kryesore të bisedës”, ka shkruar Balla në Facebook.

Kontrolloni gjithashtu

Fermerët protestojnë para Ministrisë së Bujqësisë, derdhin qumështin dhe kërkojnë zgjidhje urgjente

Fermerët dhe prodhuesit e qumështit kanë protestuar të dielën para Ministrisë së Bujqësisë, duke shprehur …