Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Gjakovë njofton familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe të gjithë qytetarët e Komunës së Gjakovës dhe mbarë trojeve shqiptare, se të martën, më 7 korrik 2026, duke filluar nga ora 10:00, do të mbahet ceremonia përkujtimore me rastin e 28-vjetorit të rënies heroike të Dëshmorëve të Kombit në fshatin Morinë të Gjakovës. Homazhet do të zhvillohen në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Morinë, ku do të nderohet sakrifica sublime e bijve më të mirë të kombit, të cilët dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Pjesëmarrja juaj është nderim për veprën e dëshmorëve dhe për luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit!
Krenarë përherë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
