Bilall Sherifi

Qeveria e Kosovës po e zbutë qëndrimin ndaj çështjes se demarkacionit

Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka deklaruar se ftesa e kryeministrit Mustafa drejtuar partive opozitare dhe dalja në teren e tij për të biseduar me qytetarët e zonës se Rugovës po shihet si zbutje e qëndrimit të Qeverisë ndaj çështjes se demarkacionit. Ai ka shtuar se kjo çështje pritet të marrë epilog përfundimtar ditëve në vijim. Sherifi nuk ka dashur të zbulojë detaje se çka po bisedohet në takimet e përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës. Poashtu ai ka përgëzuar pjesëmarrjen e Lëvizjes Vetëvendosje në këto takime, ndërsa  ka folur edhe për vendimin e Qeverisë për kompletimin e ekipit menagjues, i cili do të bëjë hartimin e Asociacionit të Komunave më shumicë Serbe, duke paralajmëruar   se krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe mund të sjell trazira në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …