Time Kadrijaj

Time Kadrijaj: Ligji obligon qeveritarët e zgjedhur deputetë të japin dorëheqje

Deputetja e rizgjedhur e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka kërkuar zbatimin e plotë të Ligjit për Qeverinë, duke theksuar se anëtarët e ekzekutivit që janë zgjedhur deputetë duhet të respektojnë detyrimin ligjor për dorëheqje. Përmes një reagimi publik, Kadrijaj theksoi se Neni 26 i Ligjit për Qeverinë përcakton qartë se çdo anëtar i qeverisë në detyrë, i zgjedhur deputet në Kuvendin e Kosovës, duhet të japë dorëheqje nga funksioni qeveritar para certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve. Sipas saj, kjo dispozitë zbatohet pa përjashtim edhe për kryeministrin, pasi ai është pjesë e kabinetit qeveritar dhe i nënshtrohet të njëjtave detyrime ligjore si ministrat. Kadrijaj vlerësoi se ligjet nuk mund të interpretohen sipas interesave politike apo pozitës së zyrtarëve, duke theksuar se parimi i barazisë para ligjit kërkon respektimin e njëjtë të dispozitave ligjore nga të gjithë. Ajo paralajmëroi se moszbatimi i Nenit 26 krijon një precedent të rrezikshëm, cenon sigurinë juridike dhe besimin e qytetarëve në institucionet publike, duke nënvizuar se sundimi i ligjit duhet të nisë nga institucionet më të larta të shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj: Mungesa e Kosovës në Samitin e NATO-s është dështim i qeverisë

Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Daut Haradinaj ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke …