Ejup Maqedonci: Stabiliteti politik është i domosdoshëm për Kosovën

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka vlerësuar se Kosova ka nevojë për qëndrueshmëri politike. Ai ka theksuar më tutje se ky strabilitet politik është i domosdoshëm për shkak të sfidave të brendshme dhe zhvillimeve në fushën e sigurisë në nivel rajonal e ndërkombëtar. Gjatë intervistës për Kosovapres, ai ka theksuar se ekzistojnë numrat për formimin e qeverisë dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, por ka theksuar se dialogu me opozitën synon të shmangë bllokadat institucionale të përjetuara në të kaluarën. “Unë besoj që stabiliteti politik është i domosdoshëm për vendin tonë. Jo vetëm për nevojën që e ka vendi ynë si vend, si shtet. Mirëpo edhe për shkak të rrethanave ndërkombëtare, për shkak të sfidave me të cilat po ballafaqohet bota dhe regjioni në aspektin e sigurisë” ka deklruar mes tjerash ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Kontrolloni gjithashtu

Shenoll Muharremi: Lehtë është me bërë foto nëpër ara por bujqit kanë nevoj për subvencione që ju jipen me kohë

Analisti Shenoll Muharremi i ka reaguar kryeministr në detyrë Albin Kurti i cili ishte në …