Eurodeputeti, Lukas Mandl kërkon nga vendet anëtare të BE-së që urgjentisht të hiqen vizat për Kosovën

Parlamenti Evropian: Serbia të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën për të avancuar drejt BE-së

Parlamenti Evropian i ka bërë thirrje Serbisë që të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, duke theksuar se përparimi i saj në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian varet nga zbatimi i reformave në sundimin e ligjit dhe respektimi i standardeve demokratike.

Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, Parlamenti Evropian thekson se Serbia duhet të dëshmojë angazhim të sinqertë ndaj vlerave të BE-së.

“Serbia duhet të tregojë angazhim të vërtetë ndaj vlerave të Bashkimit Evropian. Përparimi drejt anëtarësimit në BE është i mundur vetëm përmes reformave në sundimin e ligjit dhe forcimit të standardeve demokratike. Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën. Për zgjidhjen e krizës politike nevojiten zgjedhje të lira dhe të ndershme”, thuhet në reagimin e Parlamentit Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR-i ka njoftuar për aktivitetin e ushtarëve amerikanë në ruajtje të kufirit të Kosovës

KFOR-i ka njoftuar për aktivitetin e ushtarëve amerikanë në ruajtje të kufirit të Kosovës. Në …