Agim Çeku rikthehet në udhëheqjen e Aleancës, zgjidhet nënkryetar i partisë

 Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-kryeministri i vendit, Agim Çeku, është zgjedhur nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në kuadër të ristrukturimit të organeve drejtuese të partisë. Vendimi u mor në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Aleancës, ku u kompletua udhëheqja e re e partisë. Ardian Gjini mori drejtimin e AAK-së si kryetar, ndërsa Besnik Tahiri u emërua nënkryetar i parë. Përveç Agim Çekut, në postet e nënkryetarëve u zgjodhën edhe Burim Ramadani, Time Kadrijaj dhe Smajl Latifi, ndërsa detyrën e sekretarit të përgjithshëm do ta ushtrojë Avni Arifi. Në të njëjtën mbledhje u funksionalizuan edhe strukturat e tjera organizative të Aleancës, përfshirë Këshillin e Kryetarëve të Degëve, Këshillin e Nderit, Kolegjin e Ekspertëve, Kolegjin e Anëtarëve të Kuvendeve Komunale dhe Kolegjin e Drejtorëve, me synimin për forcimin e organizimit të brendshëm të partisë. Zgjedhja e Agim Çekut në një nga postet më të larta drejtuese të Aleancës shihet si rikthim i një prej figurave me përvojë politike dhe ushtarake në strukturat udhëheqëse të partisë. Sipas Aleancës, përbërja e re e Kryesisë ndërthur përvojën institucionale me energjinë e gjeneratës së re, duke synuar rritjen e kapaciteteve organizative dhe përgatitjen për sfidat e ardhshme politike.

Kontrolloni gjithashtu

IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura …