IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura në Kosovë vazhdojnë të funksionojnë me mandate të skaduara, përbërje të paplotësuara ose pa drejtues, duke rrezikuar funksionimin normal të shtetit. Sipas IKD-së, institucione të rëndësishme si Gjykata Kushtetuese, Institucioni i Avokatit të Popullit, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Autoriteti Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare, Bordi i KOSTT-it dhe disa komisione të pavarura kanë nevojë urgjente për emërime të reja. IKD vlerëson se kjo situatë është pasojë e krizës së zgjatur politike dhe moskonstituimit të Kuvendit, por thekson se shumë procedura është dashur të nisin me kohë, sipas afateve ligjore. Instituti u bën thirrje Kuvendit dhe Qeverisë që, sapo të konstituohen institucionet, ta trajtojnë si prioritet absolut plotësimin e pozitave të lira në mënyrë transparente dhe mbi bazën e meritës. Sipas IKD-së, çdo vonesë në emërimin e drejtuesve dhe anëtarëve të institucioneve të pavarura cenon funksionimin e shtetit, mbikëqyrjen publike dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …